English

Vjedh një makinë në Lezhë, e braktis në superstradën Kurbin-Fushë Krujë

Lezhë, 13 shtator 2010 NOA – Një automjet i gjetur në superstradën Kurbin-Fushë Krujë pak orë pasi ishte denoncuar si i vjedhur nga pronari, bëri që policia të arrestojë të dyshuarin e ngjarjes.

Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe tha se sot në orën 18:30, me zbatim te Urdherit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te “Vjedhjes se mbetur ne tentative”, parashikuar nga neni 134/1 dhe 22 te Kodit Penal, u be ndalimi i shtetasit me iniciale E.C, 18 vjeç, me banim ne qytetin e Lezhes.

Ndalimi i tij u be per arsye se me date 30.03.2010, ka vjedhur automjetin i cili eshte ne pronesi te shtetasit Z.GJ, një makinë e markes Wolksvagen Golf 2 me targe LE 1855 A.

Automjeti i siperpermendur eshte gjendur i braktisur një ditë më vonë, më 31 mars 2010 ne superstraden Kurbin – Fushe Kruje ne vendin e quajtur Kryqezimi i Sangjakut.

a.b/NOA

KOMENTE