Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Gerçeker: Drejtësia është çliruar nga politizimi
English

Berisha-Gerçeker: Drejtësia është çliruar nga politizimi

Tiranë, 14 shtator, NOA – Arritja më e madhe në sistemin tonë të drejtësisë në tërësi, është fakti se ai është çliruar nga politizimi dhe në mënyrë të përsëritur, drejtësia ka faktuar se nuk ka vendime të orientuara politikisht.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia komunikoi sot kryetarit të Gjykatës së Lartë të Turqisë, Hasan Gerçeker dhe delegacionit zyrtar që e shoqëronte, ku ishin të pranishëm edhe kryetarja e Gjykatës sonë të Lartë, Shpresa Beçaj si dhe ambasadori turk në Tiranë.

“Prej disa vitesh tashmë, kemi vendosur me ligj që emërimet në këtë sistem të bëhen vetëm me gjykatës dhe jo me individë që vijnë nga qarqet politike. Ne, si mazhorancë, po i përmbahemi kësaj praktike për të gjithë gjykatësit që votojmë”, tha Berisha.

Duke e konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis dy gjykatave të larta të vendeve tona, kryeministri theksoi se drejtësia shqiptare, në një hark kohor të shkurtër, ka shënuar arritje të mëdha e reale.

Ndërsa kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, Gerçeker, duke theksuar se ndarja e pushteteve në demokracitë moderne është themelore për funksionimin e saj, u shpreh se e ka konstatuar këtë pavarësi në institucionet shqiptare dhe e vlerësoi këtë si një arritje të madhe.

“Investimi në sistemin e drejtësisë dhe pavarësimin e tij është një investim, i cili i rikthehet shoqërisë si një e drejtë e garantuar” u shpreh ai.

Të dy bashkëbiseduesit, më tej, vlerësuan bashkëpunimin midis dy institucioneve kushtetuese respektive dhe shprehën vullnetin për ta thelluar e zgjeruar më tej këtë bashkëpunim.

n.e/NOA

KOMENTE