Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbjellja e lajthive, arrave, gështenjave, bajameve e shegëve, mblidhet grupi i punës
English

Mbjellja e lajthive, arrave, gështenjave, bajameve e shegëve, mblidhet grupi i punës

Tiranë, 14 shtator, NOA - Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u mblodh sot grupi i punës, i cili do të trajtojë projektin në fushën e bujqësisë, për zhvillimin e kultivimit të drurëve frutorë të lajthisë, arrave, gështenjave, bajameve e shegëve.

Ky program, i cili është programi i dytë, i madh kombëtar për zhvillimin e drurëve frutorë ka si qëllim shumëfishimin e sipërfaqeve të mbjella me këto drurë, si dhe krijimin e mundësive të reja për fermerët shqiptarë, nëpërmjet shfrytëzimit të këtyre potencialeve.

Duke e vlerësuar këtë, si një projekt të rëndësishëm dhe ambicioz ashtu sikurse projekti për zonën e ullirit, kryeministri theksoi se nuk ka rrugë më të sigurt për një luftë efikase kundër varfërisë, sesa të shfrytëzosh potencialet vendore, atje ku ato ndodhen.

“Në këta dru frutorë të marra së bashku, ekzistojnë potenciale më të mëdha se ulliri, për të ndikuar në mënyrë pozitive në jetën e fermerëve, duke rritur të ardhurat dhe prodhimin.”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se Shqipëria ka fatin e madh të jetë e vendosur në gjerësitë gjeografike më të përshtatshme për drurin e lajthisë, duke bërë në këtë mënyrë që të shumëfishohen pa asnjë vështirësi, sipërfaqet e mbjella, në mbarë vendin.

Në këtë kontekst, Berisha theksoi se është mjaft e rëndësishme një përafrim sa më shkencor për këto dru frutor, të ngjashëm me projektin e ullirit, nëpërmjet studimit të fondit gjenetik kombëtar, për evidentimin e kultivarëve më të përshtatshëm dhe me karakteristikat më të mira.

Ky projekt i rëndësishëm në fushën e bujqësisë do të financohet jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga fondet europiane IPA dhe më pas ato të kohezionit.

n.e/NOA

KOMENTE