English

Në nëntë muaj 42 persona të ekstraduar për vrasje, prostitucion dhe rrëmbim

Tiranë, 14 shtator, NOA – Janë 42 persona ata të cilët janë ekstraduar nga burgjet e vendeve të huaja për të vuajtur dënimin në Shqipëri gjatë vitit 2010.

Ekstradimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Interpolin, për të vuajtur dënimin e dhënë, për veprën penale të kryer pas vendimit të dhënë nga Gjykatat Shqiptare.

Sipas të dhënave të policisë dhe Drejtorisë së Burgjeve vepra penale dominuese e kryer është vrasje, ku në total janë ekstraduar 19 persona të dënuar për këtë krim. 12 persona të tjerë të ekstraduar janë dënuar: 6 për vjedhje dhe 6 për shfrytëzim prostitucioni.

Shpërndarja dhe prodhimi i lëndëve narkotike klasifikohet e treta në veprën penale të kryer, për të cilën janë dënuar 4 persona.

Më pas, renditet trafikim femrash dhe të miturish 3 persona, plagosje 2, rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale me dhunë 1, dhe mashtrim me pasoja të rënda 1 person.

a.k/NOA

KOMENTE