Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Vrasja te “Dyqani i Dylit”, agresori vrau burrin e motrës
English

Policia: Vrasja te “Dyqani i Dylit”, agresori vrau burrin e motrës

Durrës, 14 shtator, NOA Update – Vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 17.40, në qytetin e Durrësit, pikërisht në afërsi të vendit të njohur me emrin “Dyqani i Dylit”, ka ndodhur për motive familjare.

Ky është konfirmimi zyrtar që policia e qytetit bregdetar jep rreth ngjarjes që e tronditi atë rreth dy orë më parë, duke pohuar se ka mundur të vërë në pranga autorin e saj, 41-vjeçarin Halil Mema.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA prej burimeve zyrtare të policisë së Durrësit, autori e ka goditur fatalisht viktimën, Dritan Roçi, 35-vjeç, lindur e banues në Durrës, i martuar me 3 fëmijë, me të cilin kishte lidhje familjare pasi motra e tij e kishte bashkëshort.

E duket se konfliktet familjare, e kanë detyruar autorin që të ndërmarrë aktin e rëndë të goditjes për vdekje me anë të një thike, të kunatit të tij.

Bëhet me dijeni se menjëherë në vend kanë shkuar forcat e policisë, të cilët bënë të mundur identifikimin e kapjen brenda një kohe të shkurtër të autorit të dyshuar të ngjarjes dhe bllokimin e armës së krimit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se pas ngjarjes, autori menjëherë është larguar nga vendngjarja, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë, ka bërë të mundur kapjen e tij dhe bllokimin e armës së krimit.

Tashmë, autori i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në ambjentet e policisë dhe ndaj tij vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale.

n.e/NOA

KOMENTE