Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangosen 6 persona për fallsifikim të monedhave
English

Prangosen 6 persona për fallsifikim të monedhave

Operacioni i Koduar “Graniti 2”, arreston gjashtë shtetas për fallsifikim të monedhave

Tiranë, 14 shtator, NOA – Pas 16 muajsh hetimesh me metoda speciale, policia e kryeqytetit ka vënë në pranga gjashtë persona për fallsifikim monedhash dhe është në kërkim të zbulimit të personave të tjerë të lidhur me këtë çështje penale.

Të arrestuarit siç bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime nga policia e Tiranës, që erdhën si finalizim i operacionit të koduar policor “Graniti 2” janë 54 vjeçari Ndrek Kol Bicuku, lindur në Pukë dhe banues në TiranË; 40 vjeçari Shkëlqim Muharrem Bufi lindur dhe banues në Pogradec; 40 vjeçari Dashamir Abdullah Shehi lindur dhe banues në Tiranë; 57 vjeçari Thanas (Ramadan) Ibrahim Xhuxhi; 31 vjeçari Edmond Fadil Shehi, lindur dhe banues në Tiranë dhe 56 vjeçari Ilir Kolo Prifti, lindur në Korçë dhe banues në Pogradec.

Policia e Tiranës njoftoi se në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve në vendin e quajtur “Dogana e Tiranës”, iu sekuestruan si provë materiale 50 000 euro, të prerjeve 100 euro, të fallsifikuara, të llogaritura për t`u hedhur në tregun e Tiranës, euro të cilat dyshohen se vinin nga Maqedonia.

Policia sekuestroi gjithashtu telefona celularë dhe mjete të tjera komunikimi, që këta persona dispononin për të kryer veprën penale. Sektori Kundër Krimit Financiar, po punon për identifikimin dhe kapjen e disa personave të tjerë, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndëra gjashtë të arrestuarit po ndiqen tashmë penalisht për falsifikimin e monedhave, nga Prokuroria e kryeqytetit.

mit/NOA
KOMENTE