Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi pret Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, Hasan Gerçeker
English

Presidenti Topi pret Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, Hasan Gerçeker

Tiranë, 14 shtator, NOA – Reformat në sistemin e drejtësisë dhe përballja e këtij sistemi dita ditës me sfidën e konsolidimit të pavarësisë së tij nga institucionet e tjera qeverisëse në vend ishin në qendër të takimit mes Presidentit të Republikës bamir Topi dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Turqisë, Hasan Gerçeker, i cili ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri.

Në takimin ku merrte pjesë Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Shpresa Beçaj, Presidenti Topi, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, përshkroi në mënyrë të detajuar procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe sfidat me të cilat ky sistem përballet, për konsolidimin e pavarësisë së tij dhe rritjes së profesionalizmit.

Në këtë pikë, Kreu i shtetit nënvizoi “rëndësinë e madhe të procesit kushtetues të zëvendësimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë edhe kryetarin e saj nëpërmjet një procesi transparent dhe profesional”. Presidenti Topi vuri në pah rëndësinë e shkëmbimit të përvojave të vlefshme mes institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se “vizita dhe takime të tilla me përfaqësues të lartë të drejtësisë të një vendi vëlla, kontribuojnë për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvoja për modelin e shtetit të së drejtës si dhe për rritjen e cilësisë së punës, integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve”.

Institucionet e drejtësisë dhe i gjithë sistemi gjyqësor, tha Presidenti në këtë takim me kreun e Gjykatës së lartë të Turqisë, duhet të zbatojnë parimet e shtetit të së drejtës sipas standardeve më të larta të familjes evropiane si dhe të sigurojnë integritet dhe profesionalizëm në dhënien e drejtësisë, në mënyrë që pushteti gjyqësor të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i çliruar përfundimisht ndikimeve të çfarëdolloj natyre.

Vetë, kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, Hasan Gerçeker, shprehu kënaqësinë që bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë është mjaft i frytshëm edhe në fushën e gjyqësorit, duke shprehur besimin se do të vijojë me sukses edhe në të ardhmen.

Sipas Gerçeker ky sukses do të vijonte edhe më tej me një ndërveprim më të ngushtë mes Gjykatave të Larta të dy vendeve respektive.

Në këtë kuadër Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë vlerësoi rolin, angazhimin dhe ndjeshmërinë e Presidentit Bamir Topi, njëherësh Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në mbrojtje të pavarësisë dhe konsolidimin të pushtetit gjyqësor.

mit/NOA
KOMENTE