English

Reforma në Albpetrol, 1 mijë punonjës në protestë kundër privatizimit

Patos, 14 shtator, NOA – Rreth 1 mijë punonjës të ndërmarrjes së naftës “Albpetrol” në Patos, kanë dalë paraditen e sotme në një protestë duke kundërshtuar reformën e privatizimit të saj.

Duke parashikuar se kjo reformë do t’i prekë në mënyrë direkte, pasi do të shoqërohet me shkurtime të vendeve të punës, ata janë treguar mjaft të shqetësuar për të ardhmen e tyre, dhe ndaj kanë paraqitur kërkesën e gjetjes sa më parë të një rrugëzgjidhje nga ana e shtetit.

Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe rikthimin në punë të punëtorëve të larguar nga puna dhe kërkojnë nga qeveria që të mbajë premtimet dhe t'u japë statusin e naftëtarit.

Ndërkaq, disa prej tyre kanë ngritur edhe pretendimin se shumë punonjës janë shkurtuar nga puna për motive politike dhe jo si shkak i privatizimit të ndërmarrjes së naftës “Albpetrol”.

n.e/NOA

KOMENTE