Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot raundi i dytë i negociatave Izrael-Palestinë në Egjipt
English

Sot raundi i dytë i negociatave Izrael-Palestinë në Egjipt

Ankara, 14 shtator, NOA – Zhvillohet sot në Egjipt turi i dytë i negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, pas atij të pak ditëve më parë, me ndërmjetësinë e sekretares amerikane së Shtetit, Hillari Klinton.

Përfaqësues të dy vendeve do të jenë respektivisht kryeministri Benjamin Netanjahu dhe presidenti Mahmud Abas, të cilët do të marrin në shqyrtim çështje të përbashkëta që shqetësojnë raportet mes këtyre dy vendeve, prej dekadash në konflikt njëri me tjetrin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Bëhet me dijeni se takimi do të zhvillohet në praninë e sekretarjes amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, në pikën turistike Sharm el-Sheik në Detin e Kuq. Abas është kërcënuar t’i ndërpresë bisedimet nëse vazhdojnë ndërtimet e reja izraelite në territoret e pushtuara.

n.e/NOA

KOMENTE