Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi një makinë dhe e la në mes të rrugës, arrestohet pas gjashtë muajsh autori
English

Vodhi një makinë dhe e la në mes të rrugës, arrestohet pas gjashtë muajsh autori

Lezhë, 14 shtator, NOA – Ndërsa kishte vjedhur një makinë, vuri re se po ndiqej nga forcat e policisë e për këtë arsye, e la në mes të rrugës duke preferuar më mirë që t’ia mbathë.

Ngjarja e ndodhur që në muajin mars, e ka mbajtur në arrati prej muajsh të tërë autorin e saj, por duket se asaj i ka ardhur fundi, pasi është identifikuar nga forcat e policisë së Lezhës.

Këto të fundit e kishin shpallur si person në kërkim dhe siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, kanë mundur ta vënë në pranga në orët e mbrëmjes së djeshme.

Fjala është për 18-vjeçarin me inicialet E.C., me banim në qytetin e Lezhës, i cili akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”, e parashikuar nga neni 134/1 dhe 22 të Kodit Penal.

Ndalimi i tij u bë për arsye se më datë 30.03.2010, ai ka vjedhur automjetin i cili është në pronësi të një personi me inicialet Z.GJ, e markes Volsvagen Golf 2 me targë LE 1855 A.

Bëhet me dije se automjeti i lartpërmendur është gjendur i braktisur më datë 31.03.2010 në superstradën Kurbin-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sanxhakut”.

n.e/NOA

KOMENTE