Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
George Michael në burg, ia plas të qarit
English

George Michael në burg, ia plas të qarit

SHBA, 16 shtator NOA - George Michael ka përfunduar në burg dhe kjo pasi u dënua për drejtim të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike, por atje ia ka plasur të qarit. Këngëtari u dënua me tetë javë heqje lirie për një aksident të i cili daton korrikun e shkuar. Michael u përplas me një dyqan në Hampstead.

Pasi u transportua nga autoritetet atij ju gjendën cigare marijuanë. Michael u gjend nën efektin e tyre në bordin e makinës së tij të tipit Range Rover, që natën e 4 korrikut u përplas kundrejt vitrinave të një dyqani që mbante materiale fotografike. Kur agjentët i ishin afruar ai menjëherë kishte tentuar të shpejtonte për tu larguar me makinën e tij.

Ish lideri i Wham u arrestua dhe menjëherë u la i lirë, pasi iu nënshtrua testeve të alkoolit dhe drogës, të cilat treguan se ai nuk kishte konsumuar asnjë prej tyre. Nuk është hera e parë që këngëtari përfundon në telashe si rrjedhojë e problemeve të tij me alkoolin dhe drogën. Një precedent lidhet me vitin 2007, ku ai u përshi në një çështje tjetër për kontroll të automjetit nën efektin e drogës.

r.b/NOA

KOMENTE