Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta: Takimin me Priftin, po e pres me mall dhe dashuri të pashtershme
English

Ilir Meta: Takimin me Priftin, po e pres me mall dhe dashuri të pashtershme

Tiranë, 15 shtator, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët nëse është takuar me ministrin Prifti këto ditë kur politika “zien” për shkarkimin e këtij të fundit, tha se e pret takimin e tij “me mall dhe dashuri të pashtershme”.

“Jemi në një komunikim të vazhdueshëm, shumë konstruktiv dhe shumë shoqëror me z. Prifti. Edhe tani që po flasim bashkë kemi shkëmbyer disa komunikime. Ne e kemi lënë që të takohemi dhe unë po pres me dashuri dhe mall të pashtershëm”, tha ai.

Meta, vlerësoi ndër të tjera edhe punën e institucioneve shqiptare dhe evropiane në procesin e liberalizimit të vizave.

“Pas përfundimit te misionit të ekspertëve që u zhvillua në Tiranë në mes të muajit korrik, Komisioni Evropian përgatiti raportin e vlerësimit për tre nënçështjet e mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, tha ai.

Duke shtuar se “ky vlerësim tashmë u është bërë i ditur vendeve anëtare si dhe Parlamentit Evropian dhe siç u shpreh komisionerja Malmstrom, është një PO reale për të hapur dritën jeshile për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ky vlerësim është edhe konfirmim i angazhimit serioz e intensiv që kanë patur të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces”.

“Me këtë rast, dua të shpreh konsideratat dhe të çmoj punën shumë të mirë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe të Ministrisë së Financave, të cilët nën orientimin dhe koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë ndjekur me përparësi të gjitha çështjet që ka përfshirë ky proces.

Kjo punë që është bërë, sigurisht përbën një bazë të qëndrueshme për të siguruar rezultate edhe më të mira në përpjekjet për ta kthyer Shqipërinë në një vend të sigurt, me institucione funksionale, me agjenci e institucione ligj-zbatuese të standardeve evropiane, dhe që mbetet e përkushtuar të luftojë pa kompromis krimin e organizuar në bashkëpunim me të gjithë partnerët tanë, rajonalë, evropianë e ndërkombëtarë.

Sigurisht një mirënjohje dhe vlerësim i veçantë shkon për Komisionin Evropian, një partner i jashtëzakonshëm në këtë dialog të hapur, intensiv dhe konkret.

Parlamenti Evropian, po kështu gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fuqishëm i të ardhmes evropiane të Shqipërisë, dhe veçanërisht për përfundimin sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Po kështu, ne jemi të ndërgjegjshëm se ky proces nuk do të niste dhe të kurorëzohej pa vullnetin e qëndrueshëm politik të vendeve anëtare, dhe mbështetjes së jashtëzakonshme që ato i kanë dhënë vendit tonë gjatë gjithë kësaj kohe.

Ne jemi të bindur se ky vullnet politik, duke u mbështetur në vlerësimin pozitiv për arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave do të shfaqet bindshëm në mbledhjen e afërt të Këshillit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë duke votuar pro-heqjes së vizave për Shqipërinë.

Tashmë pak kohë na ndan nga ky vendim historik, dhe do të ftoja të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin përgjegjësitë e tyre qytetare, të informohen sa më mirë rreth privilegjeve dhe detyrimeve që ka ky proces dhe të dëshmojnë përkatësinë e tyre evropiane duke respektuar të gjitha rregullat e lëvizjes pa viza, duke filluar me përvetësimin e një pasaporte biometrike e duke përfunduar në respektimin e afateve ligjore për qëndrimin në zonën Shengen”, tha Meta.

Z. Meta, dje ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, gjatë një prononcimi tha se ai shumë shpejt do të takohet me ju për të folur për të ardhmen e tij politike. Ai ka deklaruar se ka marrë edhe kërcënime. Kur do e takoni zotin Prifti?

Jemi në një komunikim të vazhdueshëm, shumë konstruktiv dhe shumë shoqëror me z. Prifti. Edhe tani që po flasim bashkë kemi shkëmbyer disa komunikime. E kam inkurajuar që çdo kërcënim, çdo material që ka, lidhur me kërcënimet që janë bërë, në çdo kohë, t’ia çojë prokurorisë dhe të bashkëpunojë me të gjithë stafin e tij, shumë ngushtë me prokurorinë, me policinë kriminale dhe të gjithë institucionet e ligjit sepse askush nuk duhet të guxojë t’i bëjë presion një Ministri, një Deputeti por edhe çdo qytetari në këtë vend. Ne e kemi lënë që të takohemi dhe unë po pres me dashuri dhe mall të pashtershëm.

Z.Prifti në letrën që i ka dërguar prokurorisë akuzon z.Braho. Si e komentoni ju?

Çdo njeri që ka një vepër penale duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe në momentin që konstatohet një gjë e tillë kjo forcë politike e përjashton nga radhët e saj.

A do e takoni zotin Prifti?

Ju thashë pra, me mall dhe dashuri të pashtershme. Faleminderit sepse këtu ishim për çështjen e liberalizimit të vizave. Ju falenderoj.

NOA

KOMENTE