Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediat italiane: Tirana, destinacion perfekt për investime
English

Mediat italiane: Tirana, destinacion perfekt për investime

Romë, 15 shtator, NOA - “Kryeqyteti shqiptar mund të paraqesë një mundësi të mirë investimi në pasuri të patundshme, sidomos tani në dritën e pranimit në Bashkimit Evropian, e cila po bëhet gjithnjë e më e mundshme, duke pasur parasysh edhe investimet masive të bëra deri tani nga ana e BE-së në vend”.

Kështu nis shkrimi i gazetarit Marcello Berlich, botuar në mediat italiane, i cili i bën një prezantim mjaft të mirë Tiranës para investitorëve të huaj, si një destinacion perfekt për të hedhur paratë e tyre.

“Problemi tani është se si këto burime do të përkthehen në infrastrukturë të vërtetë dhe sa do të jetë humbja për përmirësimin e infrastrukturës për Shqipërinë, e cila është ende thelbësor dhe ku shumë projekte të planifikuara do të kenë ndikim në vlerat pronësore”, shkruan më tej gazetari Berlich.

Sipas tij, Tirana ka treguar tashmë se ende mund të tërheqë investime nga jashtë, ndërkohë, në Universitetin e Tiranës është trajnuar brezi i ardhshëm i profesionistëve të cilët e kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit, por në një të ardhme të afërt, ata mund të rrinë në shtëpitë e tyre dhe të ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë në kryeqytet.

“Tregu me qira do të rritet edhe në zonat jashtë kryeqytetit, të kërkuar nga ata që duan të jetojnë larg nga kaosi, ku zona më e mirë është ajo e Dajtit, në Selitë apo në Kashar etj”, vijon reportazhi për Shqipërinë.

Më tej, tregohet sesi kompanitë e reja, megjithatë, do të përqendrohen në veçanti në segmente luksoze, ku ofrohen mundësi më të mëdha për investime.

"Popullsia aktualisht nuk ka mundësi të marrë kredi, duke e bërë atë të detyrohet të marrë vazhdimisht me qera objekte.

Kostoja mesatare për metër katror të pronave të reja, varion nga 500-1.000 euro”, shkruan më tej Berlich.

Gazetari e përfundon artikullin e tij për Shqipërinë, duke e cilësuar Tiranën si kryeqytetin ende të fundit në të cilën investitorët mund të kapin mundësitë, por që gjithsesi mbeten të rrezikshme, po të mendojmë infrastrukturën rrugore në zhvillim dhe për të mos përmendur nevojën për të vazhduar luftën kundër korrupsionit.

n.e/NOA

KOMENTE