Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacion rekord kundër mafias, policia italiane konfiskon 1.9 miliardë USD
English

Operacion rekord kundër mafias, policia italiane konfiskon 1.9 miliardë USD

Romë, 15 shtator, NOA – Një operacion i fuqishëm është cilësuar nga autoritetet italiane, ai i ndërmarrë prej forcave policore të këtij vendi, ku nga konfiskimi i aseteve të investuara nga mafia, u arrit një shifër prej 1.9 miliard dollarësh.

Kjo është cilësuar një shumë rekord në luftën anti-mafia, e cila rezulton të ishte investuar nga një biznesmen siçilian i energjisë së pastër, i cili dyshohet se ka lidhje me krimin e organizuar.

Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Vito Nicastri, i cili gjithë këtë pasuri të konfiskura tashmë nga shteti italian, e kishte të konvertuar në llogari bankare, pasuri të patundshme, makina luksoze, si edhe jahte.

Biznesmeni Nicastri ka aksione në kompani të energjisë alternative, përfshi atë diellore dhe energjisë me erë, pas të cilave fshihte shumë para që kishin mbërritur nga krimi i organizuar e veprimtaria mafioze, por edhe pastrimi i parave për mafian siçiliane.

n.e/NOA

KOMENTE