English

Operacioni “Graniti 2”, 5 vetë në pranga për falsifikim monedhash

Tiranë, 15 shtator, NOA – Pas arrestimit dje të gjashtë personave për falsifikim monedhash, në vijim të operacionit të koduar policor, “Graniti 2” specialistët e sektorit kundër krimit financiar në drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga edhe pesë persona të tjerë.

Policia e kryeqytetit bën të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se gjashtë të arrestuarve të djeshëm të këtij operacioni iu bashkuan edhe 32 vjeçari Arben Shefqet Plloci, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë; 48 veçari Pal Mhill Ulaj, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë; 33 vjeçari Altin Mersin Neziri, lindur dhe banues në Krujë; 34 vjeçari Fredi Petrit Barjamaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë si dhe 53 vjeçari Isuf Ibrahim Rama, lindur dhe banues në Krujë.

Arrestimi edhe i pesë personave të tjerë të operacionit policor “Graniti 2” erdhi si rezultat i 16 muajve hetime nga policia e kryeqytetit.

Sipas policisë, numri i personave të arrestuar nga operacionet “Graniti 1” dhe “Graniti 2” arrin në 25 persona të arrestuar.

Ndërsa vlera e parave të falsifikuara të sekuestruara nga policia në total është plot 120 000 Euro.

Pesë të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale fotokopje të prerjeve Kartmonedha Banknotë, në formë çeku me vlerë 40 000 000 Dollarë; fotokopje të dy çeqeve trasfertash në vlerë 200.000 Euro.

Policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e prerjeve origjinale të këtyre kartmonedhave.

Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Fiananciar, po vazhdojnë Operacionin e koduar “GRANITI 2”, dhe po ponojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të dyshuar dhe të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

mit/NOA
KOMENTE