English

Transportonte korale të ndaluara, emigranti ndalohet në Trieste

Trieste, 15 shtator, NOA - Një koral mjaft i veçantë që peshonte gati 2 kg, po transportohej nga Durrësi prej një emigranti shqiptar, ndërsa u zbulua dhe sekuestrua nga forcat e Guardia di Finanzias.

Lajmi i bërë me dijeni nga mediat italiane bën me dije sesi dyshimet lindën ngaqë korali që mbante shqiptari, kishte një pjesë të papunuar dhe se dy gjinitë e koraleve që ishin përdorur për formimin e veprës përbëheshin nga dy lloje kërpudhash, të cilat duhen shoqëruar me çertifikatën përkatëse.

Kjo bazuar edhe në Konventën e Uashingtonit mbi tregtinë e kafshëve dhe bimëve të kërcënuara me zhdukje.

n.e/NOA

KOMENTE