Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Një amalgamë pushtetarësh grabitqarë, lanë duarbosh pronarët e vërtetë
English

Berisha: Një amalgamë pushtetarësh grabitqarë, lanë duarbosh pronarët e vërtetë

Tiranë, 16 shtator, NOA – “Një amalgamë pushtetarësh grabitqarë dhe pseudo-pronarësh që kanë grabitur edhe vëllezërit e tyre me falsifikime monstruoze, kanë lënë duarbosh pronarët e vërtetë”.

Kjo është akuza e radhës që kryeministri Berisha hodhi nga foltorja e Kuvendit, në seancën plenare, e cila është duke u zhvilluar në këto momente dhe po diskutohet ligji i ri për pronat.

Sipas tij, ish-pronarët panë gjatë gjithë këtyre viteve që tentakulat e pushtetit të shtrihen drejt tokave të tyre dhe prandaj ligji që propozon qeveria, synon zhdukjen e tyre.

“Në thelb, ky ligj nuk synon gjë tjetër veçse që me forcën e të drejtës, të mposhtë një nga një trofetë që pushtetarët iu lejojnë vetes t’u grabisin pronarëve. Ndaj nuk është aspak e rastit që të bëhet një betejë kaq e madhe për këtë ligj”, tha ai.

Duke shtuar se “nuk është e rastit klithma e këtyre ditëve për këtë ligj, se beteja për pronën është beteja për sistemin, është beteja për sistemin e kapitalizmit në Shqipëri”.

Sipas tij, ndaj edhe ligji vërtitet dhe stër-vërtitet se janë të shumtë pushtetarët që përdorin pushtetin e tyre si grabitqarë të tokave dhe trojeve të qytetarëve.

“Ky ligj iu djeg atyre që kanë përvetësuar pronat e vëllezërve të tyre ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE