Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, opozitës: Të gatshëm të plotësojmë kërkesat, por jo rinumërimin e fletëve
English

Berisha, opozitës: Të gatshëm të plotësojmë kërkesat, por jo rinumërimin e fletëve

Bruksel, 16 shtator, NOA – Ndërsa akuzat e opozitës janë bërë edhe më të forta pas deklaratave nga kreu i KQZ-së për djegien e fletëve të votimit më 1 tetor, kryeministri Sali berisha ka deklaruar se “Mazhoranca është e gatshme të plotësojë të dhjetë kërkesat e PS-së, por jo atë të rinumërimit të fletëve të votimit”.

Kryeministri Berisha e bëri këtë deklaratë nga Brukseli ku nga dje, po merr pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane.

“Opozita ka të gjitha mundësitë për të zgjidhur krizën politike”, - tha kryeministri Berisha, duke ripërsëritur apelin e tij për Partinë Socialiste që të bashkëpunojë për ngritjen e komisionit hetimor dhe për reformat e tjera të rëndësishme në vend.

Edhe këtë herë, shefi i ekzekutivit i ka bërë të ditur selisë rozë, se lidhur me kërkesat e saj për transparencën e fletëve të votimit mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias si dhe të ngrejë komisionin hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.

mit/NOA

KOMENTE