Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatmir Xhafaj: Për transparencën Berisha ofroi zjarrin, Ristani i hedh benzinën
English

Fatmir Xhafaj: Për transparencën Berisha ofroi zjarrin, Ristani i hedh benzinën

Tiranë, 16 shtator, NOA – “Përballë kërkesës politike dhe ligjore të opozitës për transparencën e zgjedhjeve, kryeministri Berisha ka ofruar benzinën e mëkatarit “Ristani” që përvëlon”.

Kështu deklaroi sot në seancë plenare, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, sipas të cilit nëse ekziston vullneti politik nga ana e mazhorancës, komisioni hetimor për zgjedhjet e qershorit të kaluar mund të ngrihet që sot, por në këmbim të tij mazhoranca demokrate ka ofruar “zjarrin që përvëlon”.

“Pushteti që djeg votën, përfundimisht ka djegur legjitimitetin e saj. Ne nuk do ta njohim më këtë qeveri zjarrvënëse. Ky zjarr do ta shndërrojë edhe institucionin e parlamentit nga ai i dialogut,m në atë të krizës”, tha ai.

Sipas Xhafës, nuk mund të ketë në të ardhmen qeverisje pa transparencën e zgjedhjeve të kaluara dhe ka deklaruar se nuk ka zgjedhje të lira me Sali Berishën.

Për Xhafajn, ka ardhur koha për zgjedhje të reja politike.

“Mos luani me zjarrin se më keq do të jetë për Partinë Demokratike”, ka apeluar ai nga foltorja e Kuvendit.

Duke shtuar se ndaj mazhorancës ka vetëm në shans për transparencën, të hetojë zgjedhjet e qershorit 2009.

“Pa zgjedhur këtë rrugë për zgjedhjet e shkuara, nuk do të ketë më zgjedhje të lira në vend”, përfundoi fjalën e tij deputeti socialist.

n.e/NOA

.

KOMENTE