Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNJ viziton të arrestuarit nga EULEX-i
English

KMDLNJ viziton të arrestuarit nga EULEX-i

Prishtinë, 16 shtator, NOA – Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kanë zhvilluar vizitë tek tre të arrestuarit nga policia speciale e EULEX-it.

Bëhet fjalë për vëllezërit me inicialet N.K. dhe N.K. nga fshati Kërpimeh, komuna e Besianës të cilët u arrestuan në banesën e tyre në Prishtinë, dhe ai me inicialet I.E. nga fshati Sekiraqë, komuna e Besianës, i cili u arrestua në shtëpinë e tij ndërsa iu kontrollua pika e karburantit, pronar i së cilës ai është.

KMDLNJ bën me dije se as gjatë arrestimit dhe as gjatë marrjes në pyetje nga policët e

EULEX-it nuk ka pasur shkelje nga ana e hetuesve të EULEX-it, të cilët i kanë

informuar për të drejtat e tyre dhe se marrja në pyetje është bërë në prani të përkthyesit dhe dy avokatëve mbrojtës të angazhuar nga familjarët e tyre.

Pas marrjes në pyetje nga hetues të EULEX-it, tre të arrestuarit janë dorëzuar në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë ku janë vizituar nga monitorues të KMDLNj-së dhe avokatët e tyre.

“Të ndaluarit N.K., N.K. dhe I.E. nuk kanë asnjë vërejtje në sjelljen e stafit të Qendrës së Ndalimit ku gjithashtu janë njoftuar me të drejtat e tyre. Ata dyshohen për vepra serioze që kanë bërë në bashkëpunim me KFOR-in. Të arrestuarit I.E. me sëmundje të sheqerit dhe mbi 15 vjet nën regjimin e insulinës menjëherë iu mundësua nga stafi trajtimi i tij pasi familja i solli insulinën”, thuhet në deklaratën e KMDLNJ-së.

Për të përfunduar se “ndonëse stafi që kujdeset për të arrestuarit në këtë Qendër të Ndalimit punon në kushte shumë të vështira siç janë mungesa e dritës natyrore, mungesa e skajshme e ventilimit, mungesa e tavolinave dhe karrigeve etj, angazhimi i tyre ndaj të ndaluarve është shumë korrekt dhe njerëzorë.

n.e/NOA

KOMENTE