Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMSH: Në Shqipëri do të hapet Universiteti i Shkencave Islame
English

KMSH: Në Shqipëri do të hapet Universiteti i Shkencave Islame

Tiranë, 16 shtator, NOA – Në Shqipëri do të hapet Universiteti i Shkencave Islame. Lajmin e ka dhënë sot kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça.

Në një konferencë për shtyp nga selia e komunitetit, kryetari i tij, tha se me gjithë tentativën e dështuar për uzurpimin e institucionit, Komuniteti Musliman i Shqipërisë i është kthyer normalitetit dhe do të vazhdojë të jetë një përfaqësues i denjë i mbarë muslimanëve shqiptarë.

Kreu i KMSH-së theksoi se vendimi për hapjen e një universiteti të shkencave islame është një vendim historik.

“Ky universitet, the zoti Muça, do të synojë dhënien e një arsimi të lartë të përshtatshëm me kulturën, traditat dhe karakteristikat e shoqërisë shqiptare, duke mbajtur në bazat e tij, themelet dhe kushtet e besimit dhe fesë islame.

Me hapjen e këtij universiteti, të rinjtë shqiptarë nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në vendet e huaja për të vazhduar studimet teologjike, nënvizoi haxhi Selim Muça.

Ai shtoi se ky universitet do të jetë një institucion i standardeve ndërkombëtare, duke synuar tërheqjen dhe arsimimin e të rinjve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e rajonit dhe Evropa, duke u bërë kështu një qendër e promovimit të vlerave islame shqiptare.

Haxhi Selim Muça ka falënderuar mediat, për korrektesën e tyre në pasqyrimin e situatës së ngarkuar që përjetoi një ditë më parë KMSH-ja.

“Dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë myftijtë në rang vendi, veçanërisht imamët e Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë, besimtarët dhe qytetarët e shumtë që me anë të telefonatave, mesazheve dhe emeileve kanë shprehur solidaritetin e palëkundur dhe mbështetjen ndaj meje dhe institucionit tonë”, përfundoi deklaratën e tij, kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça.

mit/NOA
KOMENTE