English

LG prezanton smartphon-in e kompletuar P500 Optimus One

Tiranë, 16 Shtator, NOA - LG Electronics ka prezantuar ditën e djeshme, smartphon-in e ri P500 Optimus One, i cili mund të themi se është telefoni i parë që mundëson përdorimin e internetit dhe të të gjitha shërbimeve të Ggoogle, nga klasikja Google Maps e Google Maps Navigator, e deri tek aplikimet më të përdoruara të tij me imazhe, video madje dhe Google Shopper.

LG P500 Optimus One është një smartphone që bazohet në sistemin operativ Android 2.2 dhe me anë të tij mund të lundrohet në rrjetin e internetit rreth 5 herë më shpejt krahasuar me telefonat e tjerë celularë.

Procesori i tij është 600 MHz ndërsa RAM prej 512 MB. Ekrani i tij 3.2 polësh do të jetë me preje full-touch. Për sa i përket memories, ajo do të jetë prej 2 GB dhe mund të themi se LG Optimus One është një ndër telefonat më të kompletuar të kohërave të fundit që do të lançohet në treg duke filluar nga çmimi 200 euro.

r.b/NOA

KOMENTE