English

Majkëll Xhekson, 3 dollarë për një lule në varrin e tij

Kaliforni, 16 Shtator, NOA- Fansat e Majkëll Xhekson tani duhet të paguajnë tre dollarë nëse duan të vendosin lule mbi varrin e këngëtarit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase. Drejtuesit e varrezës Forest Batist në Glendale (Kaliforni), kanë bërë të ditur rregullat e reja: nuk do të lejohen pellushë, qirinj, fotografi dhe sende të tjera në varrin e këngëtarit.

Do të lejohen vetëm lule, por për çdo lule të vendosur në mauzole ata duhet të paguajnë 3 dollarë.

Lulet do të vendosen nga rojet, pasi fansat nuk do lejohen në varrin e ish-mbretit të Popit.

a.e./NOA

KOMENTE