Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohet me votat e mazhorancës, ligji i pronave që ktheu Presidenti
English

Miratohet me votat e mazhorancës, ligji i pronave që ktheu Presidenti

Tiranë, 16 shtator, NOA Update – Ndërsa deputetët e opozitës kanë braktisur para pak minutash sallën e seancave plenare, deputetët e mazhorancës me 72 pro, asnjë kundër dhe vetëm 1 abstenim vota kanë miratuar ligjin e ri të propozuar nga qeveria për të drejtën e pronësisë.

Ky i fundit iu kthye mbrapsht për rishikim Kuvendit nga ana e Presidentit të Republikës para pak ditësh, ndërsa ai duket se për një veprim të tillë ka gjetur mbështetjen e deputetëve të opozitës, të cilët gjithashtu e kanë kundërshtuar këtë ligj të propozuar nga mazhoranca.

Kujtojmë këtu, se ky ligj është rrëzuar më parë edhe nga Gjykata Kushtetuese e cila ka argumentuar se ai cenonte të drejtën e pronësisë.

Ndërkaq, gjatë gjithë debateve të kryera sot në seancë plenare lidhur me këtë ligj, deputetët e mazhorancës thanë se ky ligj është i rëndësishëm dhe duhet mbështetur pasi vë pikat mbi “i” për shumë gabime dhe padrejtësi që janë bërë deri tani në procesin e kthim-kompensimit të pronave, duke lejuar një rishikim të vendimeve të diskutuara.

Por opozita nga ana e saj e kundërshtoi këtë duke pohuar se qeveria në vetvete ka patur vetëm qëllime klienteliste ndërsa e ka propozuar këtë ligj të ri në Kuvend.

n.e/NOA

KOMENTE