English

Operacioni “Fontana”, arrestohen 7 persona për trafik

Prishtinë, 16 shtator, NOA – Mëse shtatë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë identifikuar si viktima të trafikimit gjatë operacionit policor të koduar “Fontana 2010”, kryer nga forcat e Policisë së Kosovës.

Siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, e kanë ndërmarrë këtë aksion në kuadër të luftimit të trafikimit të qënieve njerëzore, duke konkluduar kështu me ndalimin e një grupi kriminal që dyshohet se merret me aktivitetin kriminal të trafikimit të qënieve njerëzore dhe prostitucionit.

Gjate këtij operacioni janë arrestuar konkretisht 6 persona, ku 3 prej tyre dyshohen për ushtrim të veprës penale të trafikimit të qënieve njerëzore dhe 3 tjerë për prostitucion, ndërsa janë identifikuar edhe tre vajza kosovare, viktima të trafikut.

n.e/NOA

KOMENTE