Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 16 Shtator 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 16 Shtator 2010

Tiranë, 16 Shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 16 Shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme shkarkimet e ndodhura dje në Komunitetin Mysliman. Ato paraqesin edhe deklaratat e bëra dje nga presidenti Topi në mbledhjen e KLD-së për akuzat mes krerëve politikë në vend. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i takimit të “paqes”, zhvilluar dje në hotel Rogner mes kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe ministrit të shkarkuar, Dritan Prifti.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Moisiu: Po shkojmë drejt diktaturës”, i cili citon një intervistë të dhënë nga ish-presidenti Alfred Moisiu, për zhvillimet aktuale politike në vend.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Darka sekrete, pajtimi i Metës me Priftin”, referuar takimit të djeshëm mes drejtuesve të LSI-së, pas kundërvënies për ndryshimet në qeveri.

“Miratohen bursat për arsimin publik për 3200 studentë, ja kush përfiton”, është një artikull që citon vendimin e fundit të MASH.

“Dy vëllezërit: Si e vranë 13-vjeçarin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Takim kokë më kokë/ Meta bën paqe me Priftin – Topi: Të hetohen akuzat”, i cili tregon detaje nga takimi i djeshëm mes Metës dhe Priftit, shoqëruar me deklaratat e presidentit për vërtetimin e akuzave mes tyre.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Krerët e Myslimanëve shkarkojnë njëri-tjetrin; Selim Muça: Pas puçit, ata që vranë Sali Tivarin”.

Ndërkaq, lidhur me çështjen “Vokshi”, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Vokshi padit deputetët e PS, selia rozë: Tartari edhe në privatizimin e ish-Ekspozitës”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Tiranë, bllokohen çeqet 1 milionë euro”.

“Gazeta Shqiptare” ka si një ndër titujt kryesorë të saj “Përplasje te myslimanët, shkarkojnë njëri-tjetrin”, i cili tregon shkarkimet e ndodhura dje në Komunitetin Mysliman.

“Vendimi për Dash Sulën, FSHF kërcënon deputetin: Nuk do hysh në stadiume”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Kundërshtimi ndaj Kristo Frashërit: S’mund të ndalet simpoziumi për Himarën”.

“Darka në Rogner, Meta takon Priftin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar takimit të djeshëm në hotel Rogner mes kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe ministrit të shkarkuar, Dritan Prifti.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “NATO merr në dorë ligjin për SHISH”, i cili tregon sesi Aleanca e Atlantikut të Veriut, po monitoron ecurinë e ndryshimeve në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Krerët e LSI, padi dhe deklarata dashurie mes njëri-tjetrit”.

Ndërsa çështja e korrupsionit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Korrupsioni, presidenti: Drejtësia, jo spektatore”.

“Rama thirrje bazës: T’u rikthehemi protestave” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Ekspozitën e privatizoi njeriu i Dash Pezës”, i cili i referohet dëshmisë më të re të mbërritur nga selia rozë, në mbrojtje të akuzave të mëparshme të PS për privatizimin e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ekspertët: Burg për anëtarët e KQZ nëse nuk djegin fletët”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Profesoresha e Politeknikut, kapet duke marrë para”.

Ndërsa në rubrikën “feja” do të lexoni “Selim Muça: Duan të më shkarkojnë ata që vranë Sali Tivarin”.

n.e/NOA

KOMENTE