Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU kundër propozimit për rrëzimin e dekretit të Presidentit Topi
English

PDU kundër propozimit për rrëzimin e dekretit të Presidentit Topi

Tiranë, 16 Shtator 2010 NOA - Deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet kanë deklaruar sot votën e tyre kundër propozimit për rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës, prof. dr. Bamir Topi, për rishqyrtimin e ligjit “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe Kompensimin e pronës” të ndryshuar””.

Qëndrimi i Partisë Drejtësi dhe Unitet mbi çështjen e pronave është i pandryshueshëm, duke qëndruar gjithnjë pranë kërkesave të ish-pronarëve, dhe zgjidhjen përfundimtare, të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave të të gjithë pronarëve të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.

PDU thotë se ajo kërkon dhe po tenton me mjete ligjore dhe diplomatike zgjidhjen e çështjes pronësore të shqiptarëve ne Greqi dhe si pasojë nuk mund të ketë dopiostandarde në qëndrimet e saj për pronat e shqiptarëve në Shqipëri.

e.r/NOA

KOMENTE