Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PE, Daul-Buzek: Të hiqen sa më parë vizat me Shqipërinë, t’i jepet dinjiteti
English

PE, Daul-Buzek: Të hiqen sa më parë vizat me Shqipërinë, t’i jepet dinjiteti

Bruksel, 16 shtator, NOA - Liberalizimi i vizave duhet të bëhet sa më parë edhe për Shqipërinë, e këtë fakt tashmë e mbështet plotësisht edhe grupi i Partive Popullore të Parlamentit Evropian.

Kështu është prononcuar për mediat kryetari i grupit parlamentar të PPE në PE, Joseph Daul, jashtë samitit të PPE mbajtur dje në Bruksel, duke pohuar konkretisht se më shumë se optimist, është realist në këtë që thotë.

“Unë e njoh situatën politike në Shqipëri. Kam qenë vetë atje. Përsa i përket liberalizimit të vizave dua t’ju bëj të ditur se grupi i Partive Popullore të Parlamentit Evropian e mbështet plotësisht”, u shpreh ai.

Duke shtuar se “ky është dhe do të jetë qëndrimi ynë, me qëllim që liberalizimi i vizave të bëhet sa më parë edhe për Shqipërinë”.

“E kam thënë edhe më parë për ata evropianë që kanë ende frikë, për ato shtete që hezitojnë, për gjithë këtë diskutim që bëhet sot. Po e them përsëri. Njerëzit e ndershëm që kanë nevojë për viza kanë qëndruar në Shqipëri. Për këta duhet të mendojmë ne, sepse të tjerët kanë ikur prej kohësh. Unë jam i vendosur të mbroj pozicionin tonë të Partive Popullore për heqjen e vizave me Shqipërinë”, nënvizoi mes të tjerash Daul.

Duket se ky mendim i tij, mbështetet edhe nga presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, sipas të cilit, “sa më shpejt PE do të marrë vendim për një çështje kaq të rëndësishme sepse për disa vende është një çështje kyçe e rëndësishme dhe ne do të marrim shumë seriozisht”.

Duke shtuar se PE do ta bëjë këtë për t’iu dhënë dinjitet më të madh këtyre vendeve.

n.e/NOA

KOMENTE