Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vidhnin siguracionet e studentëve, arrestohen nëntë administratorë konvikti
English

Vidhnin siguracionet e studentëve, arrestohen nëntë administratorë konvikti

Tiranë, 16 shtator, NOA - Në vijim të operacioneve të fundit, të realizuara nga Drejtoria e Policisë së kryeqytetit, mbrëmë në orën 18.00 oficerët e sektorit të krimit financiar finalizuan operacionin policor të koduar “Akomodimi”, duke ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për nëntë persona, të akuzuar për vjedhjen e figuracionit të studentëve duke shpërdoruar detyrën si dhe për falsifikim dokumentesh.

Burime nga drejtoria e Policisë së Tiranës thanë për agjencinë NOA se në arrest shtëpie për veprën penale të vjedhjes janë vënë 50 vjeçarja Donika Elami Bajramaj banuese në Tiranë, në detyrën e arkëtares pranë Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve nr.2 si dhe 38 vjeçarja Rozina Zef Marku, banuese në Tiranë, me detyrë llogaritare pranë Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve nr.2.

Policia e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurimit personal me detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore për gjashtë shtetasit e tjerë të akuzuar për falsifikimin e dokumenteve të studentëve.

Shtetasit e akuzuar për këtë vepër janë 47 vjeçarja Diana Xhavit Kaloti, banuese në Tiranë, me detyrë administratore konvikti; 46 vjeçarja Irena Eqerem Shehu, me detyrë administratore konvikti; 50 vjeçarja Olja Hysen Xhihani, me detyrë administratore konvikti; 60 vjeçarja Shqipe Ali Omerbashi (Saraçi), me detyrë administratore konvikti; 40 vjeçarja Daije Rami Ramku, me detyrë ish-administratore konvikti; 57 vjeçarja Natasha Spiro Çaro, me detyrë ish-administratore konvikti dhe 57 vjeçari Xhetan Bajram Kuta, me detyrë administrator konvikti.

SËipas policisë së kryeqytetit këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme siguracionet e studentëve, siguracione që këta studentë duhet t`i tërhiqnin në fund të viteve shkollore nga viti 2006 deri në fund të vitit 2009, duke kryer veprat penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikimit të dokumenteve nga persona, që kanë për detyrë lëshimin e tyre.

i.t/NOA

KOMENTE