Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fule: Ndryshimi i Serbisë në OKB, të merret parasysh nga BE
English

Fule: Ndryshimi i Serbisë në OKB, të merret parasysh nga BE

Bruksel, 17 shtator, NOA – Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian kanë fituar një moment të ri pas miratimit të rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dialog mbi Kosovën.

Kështu ka deklaruar komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, sipas të cilit, ka ardhur koha që BE-ja të merret seriozisht me kërkesën e Serbisë për t'iu bashkuar strukturave të tij.

Sipas tij, ka ndikuar për mirë qëndrimi i ndryshuar i Serbisë për rezolutën ndaj Kosovës, gjë e cila nuk mund të kalojë pa u vënë re nga strukturat e Brukselit zyrtar, ndërsa do diskutojnë kërkesën e saj për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

Këto deklarata Fule i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me presidentin serb Boris Tadiç në Beograd, të cilit i tha se Serbia s'mund të anëtarësohet në BE pa u marrë siç duhet me çështjen e pavarësisë së Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE