Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca anti-doping, Xhaferraj: Ministria rol aktiv në parandalimin e fenomenit
English

Konferenca anti-doping, Xhaferraj: Ministria rol aktiv në parandalimin e fenomenit

Tiranë, 17 shtator, NOA – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të luajë edhe më tepër rolin e saj në eliminimin e substancave të ndaluara në sport. Ministri Ferdinand Xhaferri u shpreh se rroli i këtij institucioni është gjithnjë në rritje.

“MTKRS ka luajtur një rol aktiv në veprimtarinë për eliminimin e doping-ut në sport. Në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar Anti-doping, MTKRS ka marrë të gjitha masat për të realizuar angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin nga Karta Evropiane e Sportit për të Gjithë, Konventa Ndërkombëtare e Kodi Botëror Anti-doping, si dhe për zbatimin e rekomandimeve të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA), tha Xhaferraj.

Deklaratat e ministrit u bënë gjatë takimit të zhvilluar sot nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komisionit Kombëtar Antidoping, të cilët u organizuan në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Grek të parandalimit të Luftës kundër dopingut Seminarin “Jo doping – Sport i pastër”.

Në këtë Seminar merrnin pjesë të ftuar Presidentja e Këshillit Kombëtar Grek, Chaido Spiliopoulou dhe anëtari i Komitetit Shkencor të ESCAN Efstathios Cookeas gjithashtu drejtor i Kontrollit Doping në Olimpiaden 2004 në Athinë.

Ministri Xhaferraj bëri dhe një prezantim të marrëveshjeve të firmosura. Ai përmendi se në vitin 2006 Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Konventën Anti-doping të Këshillit të Evropës.

“Konventë e cila parashtron një numër rregullash të përbashkëta, që i kërkojnë shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të ndërmarrin një sërë masash legjislative, financiare, teknike dhe edukuese me qëllim kufizimin e trafikimit të substancave doping; intensifikimin e testimeve të doping-ut dhe përmirësimin e teknikave të zbulimit të tij; si dhe mbështetjen në të njëjtën kohë të programeve të edukimit dhe informacionit”, u shpreh Xhaferraj.

a.k/NOA

KOMENTE