Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD në KQZ: Ta shtyjmë mbledhjen e fletëve, në pritje të marrëveshjes
English

PD në KQZ: Ta shtyjmë mbledhjen e fletëve, në pritje të marrëveshjes

Tiranë, 17 shtator, NOA Update – Meqë kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ende nuk i ka kthyer një përgjigje rivalit të tij demokrat Astrit Patozi mbi propozimet për zgjidhjen e krizës politike në vend, atëherë është mirë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të presë edhe pak mbi marrjen e vendimit për fletët e votimit të zgjedhjeve të kaluara.

Një propozim të tillë e bëri përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, sipas të cilit, mbledhja e sotme ku diskutohet për fletët e votimit, mund të shtyhet.

Kosovrasti deklaroi më tej se është Kolegji Zgjedhor ai që duhet të vendosë për fatin e fletëve të votimit dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të qëndrojë jashtë interpretimeve partiake për fletët e votimit.

Më tej, përfaqësuesi i PD-së Kosovrasti kërkoi shtyrjen e mbledhjes së KQZ-së për djegien e fletëve të votimit disa ditë në pritje të një përgjigjeje nga Partia Socialiste.

Mendim që e mbështeti gjatë fjalës së tij edhe anëtari i KQZ-së, Klement Zguro.

n.e/NOA

KOMENTE