English

Avni Dervishi, shqiptari i parë që mund të zgjidhet në Parlamentin Suedez (VIDEO)

Stokholm, 18 Shtator 2010 NOA – Një shqiptar është më afër se kurrë një parlamenti nordik pasi gjendet favorit në zgjedhjet e nesërme parlamentare të Mbretërisë së Suedisë.

Avni Dervishi kandidon për zgjedhjet parlamentare në Suedi qe zhvillohen nesër dhe vjen nga radhët e partisë "Folkpartiet Liberalerne" dhe sipas parashikimeve të analistëve politik këtu, do jetë edhe shqiptari i parë që do zgjidhet në parlamentin suedez apo në perëndim.

”Përpos jetës politike në Kosovë, ku gjyshi im vra nga serbët gjatë luftës së dytë botërore, ndërsa stërgjyshi ishte 10 vite në burgun famëkeq Goli Otok sikurse Alcatrazi ka qenë, si dhe me shumë anëtarë të familjes sime të burgosur politikë shumë herë, jeta ime ka qenë gjithmonë e politizuar”, - kujton Dervishi.

Ai tregon se më 1992 erdhi në Suedi, më pas kreu studime në Suedi, Holandë dhe Irlandë.

Gjeni më poshtë të dhëna të tjera për kandidatin Dervishi: -2000 Kryetar i Unionit Studentor Shqiptar në Suedi. 2001-2003 oficer ndërkombëtar i monitorimit në Kosovë për Kombet e Bashkuara (UNMIK) -2004 kryetar i rrethit të Rinisë Liberale Suedeze (distriktsordförande në Västmanland) - 2004-2005, Kryetar Ndërkombëtar për Liberalët e Rinjë Suedezë - ish Anëtar kryesie në Komitetin Ndërkombëtar të Partise Popullore Liberale (Folkpartiets Utrikesutskott) - ish anëtar kryesie për Partinë Popullore Liberale në qytetin ku jetoj, Västerås, - 2006 - deputet në Parlamentin Regjional në Västmanland, - Nënkryetar në shoqatën e imigrantëve liberalë të Suedisë, - Përgjegjës për relacione ndërkombëtare për Organizatën e Imigrantëve Liberalë - Aktiv në Komitetin Shqiptaro-Suedez - ish Anëtar kryesie qendrore në organizatën HOPP, që i mbron të drejtat e fëmijëve - ish Kryetar për Komitetin Zgjedhor për Regjion për organizatën: Ruani Fëmijët (Save the Children) - Kryetar i shoqatës shqiptaro-suedeze BESA në qytetin ku jetoj Västerås etj, etj - Anëtar kryesie në OSCE network organization në Suedi, - Takime të shpeshta me diplomatë nga vende të ndryshme si në Suedi, po ashtu edhe në Bruksel, Uashington.

e.r/NOA

Video: {youtube}ApJ1t0_Zk4c{/youtube}

KOMENTE