English

Lirohet lideri çeçen Zakajev, Polonia: Figuron me azil politik në Angli

Varshavë, 18 shtator, NOA – Gjykata e Polonisë ka marrë sot vendimin për lirimin e liderit çeçen në mërgim, Ahmed Zakajev.

Ai u arrestua pak ditë më parë në Poloni mbi bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia, ndërsa ndodhej në Poloni për të marrë pjesë në një kongres të çeçenëve.

Kjo e fundit e akuzon liderin e njohur çeçen për dyshime mbi krime lufte të kryera në luftën e Çeçenisë.

Por gjykatësit polakë e kanë liruar Zakajevin, duke marrë parasysh faktin se në vitin 2003 ka fituar azil politik në Britaninë e Madhe. n.e/NOA

KOMENTE