English

Luan piano me gishtat e këmbës, arrin finalen në programin televiziv (VIDEO)

Pekin, 19 Shtator 2010 NOA - Liu Wei, 23-vjeçari kinez pa krahë, por që luan në piano me gishtat e këmbës, është një prej 3 finalistëve të një kompeticioni tepër të njohur televiziv.

Lajmi është bërë i ditur nga shtypi kinez, i cili ka shkruar se perfomanca televizive e dhënë nga Liu të dielën e kaluar ka lënë pa fjalë më miliona spektatorë.

“Di të lexoj muzikën dhe kam qenë vetë që kam zhvilluar aftësinë për të luajtur në piano me anë të gishtave të këmbës”, - deklaroi vetë Liu, që ka lindur në Pekin rreth 23 vjet më parë.

r.b/NOA

Video: {youtube}DD9gVPwEReo{/youtube}

KOMENTE