Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri serb Daçiç: Nuk do heqim dorë kurrë prej Kosovës
English

Ministri serb Daçiç: Nuk do heqim dorë kurrë prej Kosovës

Beograd, 18 shtator, NOA – Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj, ndaj nuk mund të heqë kurrë dorë prej saj.

Kështu ka deklaruar sot në Shkup gjatë një konference për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, sipas të cilit, autoritetet e Kosovës duhet të pajtohen që të bisedojnë për të gjitha çështjet e hapura, përshirë dhe statusin përfundimtar te Kosovës.

Ndër të tjera, Daçiç u shpreh se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, duhet t'i përfshijë të gjitha çështjet e hapura dhe kontestuese midis dy vendeve, por edhe statusin përfundimtar të Kosovës.

"Sa i përket Serbisë, mendojmë se më i rëndësishëm është fillimi i dialogut për të gjitha çështjet. Kjo do të thotë se duhet të bisedohet edhe për çështjen përfundimtare, përkatësisht zgjidhjes së drejtë dhe të qetë të gjendjes pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Me siguri autoritetet e Kosovës mendojnë se nuk duhet të bisedohet, por Serbia mendon se për të gjitha këto tema duhet të bisedohet”, tha më tej ai.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me homologen e tij maqedonase, Gordana Jankullovska, duke përjashtuar ndër të tjera faktin që me Kosovën të vendoset një regjim për kalimin e lirë të kufirit. n.e/NOA

KOMENTE