Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Psikologët: Sa më i thjeshtë të jesh, aq më shpejt e fiton një grua
English

Psikologët: Sa më i thjeshtë të jesh, aq më shpejt e fiton një grua

Londër, 18 shtator, NOA - Sa më i thjeshtë të jesh, aq më shpejt e fiton zemrën e një gruaje. Në këtë përfundim kanë arritur psikologët e universitetit College të Londrës, sipas të cilëve, mendjemadhësia apo dukja si i fortë e një mashkulli, nuk e afron një grua drejt tij, përkundrazi, e largon edhe më shumë.

Sipas tyre, për të patur sukses me një femër asaj nuk i duhen thënë nuk duhen fraza shumë prekëse apo të bëni shumë zhurmë me krenarinë, forcën dhe mendjemadhësinë tuaj, veçse mjafton që gjërat të thuhen drejtpërdrejt dhe të jeni sa më i qartë e i thjeshtë.

Studiuesja Petra Boynton ka theksuar se teknikat e afrimit që propagandohen në disa libra nuk kanë asnjë provë shkencore në lidhje me funksionimin e tyre dhe se ajo që i afron më shumë dy njerëz pranë njëri-tjetrit është vetëm fryma e sinqeritetit dhe thjeshtësisë.

Sipas saj, meshkujt duhet të shmangin gjatë bisedës me një grua kuptimet e dyfishta, shprehjet e tepruara të forcës apo edhe ledhatisë, duke u përpjekur që para saj të qëndrojnë sa më shumë fisnikë.

n.e//NOA

KOMENTE