Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarkozi, ose përça dhe sfido
English

Sarkozi, ose përça dhe sfido

Strategjia politike që qëndron pas mesazhit të Sarkozit, është e qartë. Që t’i fitojë zgjedhjet në vitin 2012, ai duhet ta rigrumbullojë koalicionin politik duke shënjestruar qendrën dhe të djathtën, të cilat e sollën në pushtet në vitin 2007, por më pas u fragmentuan nga kundërthëniet dhe reformat jo-popullore

Nga “The Financial Times” Mbrojtja që presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, i bëri dëbimit të romëve në samitin e Bashkimit Evropian ishte një performancë e jashtëzakonshme. Gjatë drekës me 26 liderët evropianë, ai u fjalos me kryetarin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso. Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, e përshkroi debatin si “shumë të gjallë”, por liderët tjerë e përshkruan si “agresiv” dhe “burrëror”. Për kancelaren gjermane, Angela Merkel, dreka ishte “e mirë sa i përket ushqimit”. Sarkozi ishte nxehur nga krahasimi që dëbimit të romëve i ishte bërë me deportimin e hebrejve në Luftën e Dytë Botërore. “Kjo është fyerje, është përçmim”, kishte thënë Sarkozi. Presidenti francez ka lënë pas vetes mjaft fjalë në tubimet ndërkombëtare, por kryesisht kur ka negociuar apo kur të tjerët i ka pasur në anën e vet. Këtë herë ishte ndryshe: e mbronte vendin e tij nga ndërhyrjet e Brukselit. Popullariteti i tij në shtëpi ka arritur fundin dhe synimi i tij për të fituar një mandat të dytë në vitin 2012, duket më i vështirë se kurrë më parë. Sondazhet tregojnë se socialistët opozitarë, të cilët pothuajse u zhdukën një vit më parë, tash me lehtësi mund ta mundin presidentin Sarkozi. Muaj të tërë Qeveria është pushtuar nga akuzat për financime ilegale të partive në shkëmbim të favoreve, përfshirë dhe ministren Lilian Betankurt, gruan më të pasur në Francë. Plani jopopullor i reformave pensionale nxori miliona protestues në rrugë. Ministrat nuk janë të qetë nga premtimi i Sarkozit për riformatim të kabinetit. Dhe, të hënën, gazeta “Le Monde” e akuzoi presidentin se ka urdhëruar shërbimin sekret që t’i spiunojë gazetarët e saj që raportonin për aferën Betankurt. Qeveria mohon të ketë urdhëruar hetimet për “Le Monde”, por episodi përsëri e ngjalli frikën nga përpjekja e z. Sarkozi për të ngulfatur median para zgjedhjeve të vitit 2012, pasi gjatë verës ai e ndërroi kreun e televizionit publik. Disa analistë dhe komentues thonë se ai gjithnjë e më shumë po i përngjan kryeministrit italian, Silvio Berluskoni: lider i mbuluar me skandale, dhe populist përçarës me prirje autoritare. Fundja, ishte lideri italian ai i cili la gjurmë me shtypjen populiste të imigrantëve romë në Itali, në vitin 2008. “Çështja serioze është se ai po i nxit përçarjet, kurse roli kushtetues i tij është që të sigurojë unitetin e vendit”, thotë Patrik Veil, historian dhe autor i librit ‘Si të bëhesh francez’. Strategjia politike që qëndron pas mesazhit të Sarkozit, është e qartë. Që t’i fitojë zgjedhjet në vitin 2012, ai duhet ta rigrumbullojë koalicionin politik duke shënjestruar qendrën dhe të djathtën, të cilat e sollën në pushtet në vitin 2007, por më pas u fragmentuan nga kundërthëniet dhe reformat jo-popullore.

KOMENTE