Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Presim propozimet e BE për dialogun me Serbinë
English

SHBA: Presim propozimet e BE për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 18 shtator, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pritje të propozimeve nga Bashkimi Evropian, për temat që duhet të shqyrtohen mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë qëndrim, lidhur me dialogun dypalësh e ka pohuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, sipas të cilit, SHBA-të ende nuk kanë vendosur nëse do të përfshihen në bisedimet që pritet të zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse Prishtina zyrtare insiston se njëra prej palëve ndërmjetësuese duhet të jetë diplomacia amerikane.

“Do të shikojmë me kujdes se çfarë do të propozojë BE-ja dhe nëse shohim se struktura e bisedimeve dhe çështjet në agjendë janë të përshtatshme dhe nëse Kosova beson se kjo është rruga e duhur përpara, atëherë jemi të gatshëm ta mbështesim procesin. Por, së pari duhet t’i shohim propozimet, para se të biem dakord", tha ambasadori Dell, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e komunës së Mamushës, Arif Bytyçi.

Sipas tij, pala kosovare nuk ka arsye që të ndihet e shqetësuar nga fillimi i bisedimeve, meqë prapa do t’i ketë miqtë që, sipas diplomatit amerikan, nuk do të lejojnë devijimin e temave.

Ndërkaq, bëhet me dije nga mediat kosovare se javën që vjen, kryediplomatja evropiane Catherine Ashton do të takohet në Nju Jork me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, ku do të diskutojnë modalitetet e nisjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

n.e/NOA

KOMENTE