English

Vetëvendosje! përuron Këshillin për Zhvillim në Prizren

Prizren, 18 shtator, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! ka zhvilluar sot mbledhjen përuruese të Këshillit për Zhvillimin e qendrës së saj në Prizren, ku situata politike, organizimi i Lëvizjes dhe detyrat dhe funksionimi i Këshillit për zhvillimin e Qendrës ishin disa nga temat që u diskutuan.

Ndër të tjera, në këtë mbledhje u bë publikimi i anëtarëve të Këshillit për Zhvillimin e Qendrës, prezantimi i figurave të reja nga jeta shoqërore-politike e komunës të cilët kanë aderuar në Lëvizje dhe strategjia e zhvillimit të strukturës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.

Ky këshill do të ketë për obligim formimin e pikave të Vetëvendosje!-s nëpër të gjitha fshatrat dhe lagjet e komunës së Prizrenit.

Gjithashtu do të organizojë edhe Këshillin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes në Prizren, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.

n.e/NOA

KOMENTE