Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj: Matura Shtetërore, ja të gjitha ndryshimet e reja
English

Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj: Matura Shtetërore, ja të gjitha ndryshimet e reja

INTERVISTA/ Flet zëvendësministrja e Arsimit, pohon se këtë vit maturantët do të japin 4 provime dhe evidenton se ky vit ka dyndje në sistemin parashkollor. Pohon se për herë të parë u hapën 300 kopshte pranë shkollave dhe tregon se ka filluar faza e dytë e informatizimit. Thekson se shpërndarja e librave nëpër shkolla u bë me partneritet të shtëpive botuese dhe shpjegon pse këtë vit janë ndihmuar shumë shtresat margjinarizuese

Albert Zholi

Ky vit mësimor vjen me disa risi përsa i përket mënyrës së organizimit të shpërndarjes së librave, regjistrimit të fëmijëve, organizimit të kopshteve etj…Për të marrë një informacion më të plotë rreth zhvillimeve në sistemin arsimo shqiptar për vitin shkollor-2010-2011, zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj.

Cilat janë masat që janë marrë në Ministrinë e Arsimit për këtë vit shkollor?

Ky sezon ka filluar me disa trendi. Së pari kemi një trend të regjistrimit të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Shkollat e mesme të përgjithshme afro 90.1% është numri I nxënësve, të cilat kanë mbaruar klasat e nënta dhe janë regjistruar në shkollat e mesme. Si në zonat urbane dhe në zonat rurale.

Trendi i dytë është se është rritur numri i nxënësve në shkollat profesionale. Afro 11% të viteve të para janë të regjistruara .Kjo tregon se jo vetëm në shkollat profesionale në qendër por edhe në rajone siç është Rubiku.

Trendi i tretë është se kemi një dyndje të madhe të regjistrimit të fëmijëve në kopshte, pra në arsimin parashkollor. Pothuajse të gjithë prindërit janë ndërgjegjësuar shumë për futjen e fëmijëve të tyre në parashkollor, pasi ne kemi hapur rreth 300 kopshte nëpër shkolla, dhe mendohet se deri në fund të vitit të hapen rreth 700 kopshte afër shkollave si fazë parapërgatitore në drejtim të sistemit arsimor..

Janë rreth 300 laboratorë që janë pajisur me aparatura të reja si në kimi, fizikë dhe biologji, të cilat janë të domosdoshme për të realizuar procesin e mësimdhënies nëpërmjet eksperimenteve. Pasi dihet se është e rëndësishme edhe teoria, por edhe praktika.

Ka përfunduar faza e plotë e ALTI-së…Kjo është vënë re edhe nga standardizimi, por edhe nga raporti përfundimtar nga të gjithë shkollat e Republikës së Shqipërisë, të cilat janë të pajisur me rrjetin e internetit dhe laboratorët e informatikës. Tani po fillon faza e dytë e informatizimit dhe ALTI-së që lidhet me performancën e mësuesve për të mësuar profesionin e ALTI-së jo vetëm si profesionistë por edhe si moderator në drejtim të metodikave të mësimdhënies. Kjo tani starton me ngritjen e formatorëve dhe shtrirjen dhe masivitetin e saj në të gjithë shkollat tona.

Po në drejtim të përgatitjes së stafit mësimdhënës në shkolla, ku është përqendruar puna e Ministrisë?

Është bërë një punë e madhe në drejtim të figurës së mësuesit dhe reformave në arsim. Me fillimin e vitit shkollor kemi një staf më të përgatitur mësuesish se vjet. Si rezultat edhe të kurseve që u zhvilluan gjatë verës dhe i një lloji standardi që është vendosur brenda tre vjetëve. Deri në vitin 2014 mësuesit që do të japin mësim në shkollat 9-vjeçare, në shkollat e mesme do të jenë mësues të kualifikuar jo vetëm në profesionin e tyre por edhe me një gjuhë të huaj, dhe të pajisur edhe me master, i cili do t’i ndihmojë në drejtim të komunikimit dhe të shkencës.

Vitin e kaluar ka pasur shumë probleme në shpërndarjen e librave. Si u realizua kjo shpërndarje këtë vit?

Këtë vit u krijua baza e librave shkollorë. U vendos që shpërndarja e librave të bëhej nëpër shkolla me partneritet të shtëpive botuese. Kjo pati një rezultat shumë të mirë sepse gati 90% e të gjithë librave pothuajse janë shpërndarë, 10 % pritet që të ndryshojë edhe si rezultat i ndryshimeve pasi nuk dihet numri i plotë i të gjithë nxënësve të cilët do të vazhdojnë dhe do të ndjekin shkollën.

Janë ndihmuar shumë shtresat margjinarizuese që janë në nevojë, ku janë dhënë libra falas, si fëmijëve të shtresave rome edhe shtresave të margjinalizuara. Ndryshimi i këtij viti është sepse kemi integrim të fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin e përgjithshëm arsimor. Kjo nuk do të thotë se kemi shkolla specifike për to , por kemi shkolla integruese.

Kjo do të thotë që në të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor janë marrë masa duke pasur parasysh mungesat e vitit shkollor 2009-2010?

Ky vit i ri shkollor e gjen sistemin arsimor dhe atë parauniversitar me një projektligj të gatshëm përsa i përket arsimit profesional dhe shumë shpejt ai do të kalojë në Parlament, dhe me hartimin e projektligjit të ri për arsimin e përgjithshëm, i cili do të bëhet si diskutim në grupe të interesit. Dhe në fund të vitit akademik 2011-2014 do të fillojë viti shkollor me këtë ligj të ri.

Për sa i përket maturantëve, sivjet për here të parë maturantët në provim mature nuk do të japin dy provime, por do të japin 4 provime që të marrin një diplomë. Dhe për herë të parë hyn standardi i diplomimit nëpërmjet gjimnazit. Një diplomë, e cila vlerësohet dhe akreditohet edhe në vitet përkatëse.

Po për universitetet çfarë të rejash ka ky vit arsimor?

Universitetet vijnë me një frymë tjetër. Merren masa parapërgatitore, pasi ne e dimë se sistemi arsimor është një sistem në formë spirale. Gjithë politika e sistemit arsimor parauniversitar ka patur në qendër nxënësin. Sistemi arsimor universitar ka në qendër studentin. Në sistemin parauniversitar kemi një ndarje psikologjike dhe metodike, ku mësohen format e të kërkuarit dhe të mësuarit, shikojmë që faza më e rritur është kur mbyllet kapitulli i formimit. Nxënësit kanë lëndë bazë dhe lëndë me përzgjedhje që i formon ata edhe në aspektin psiko-social si individ dhe personalitet, kanë mundësi që të bëjnë edhe zgjedhje edhe në drejtim të teksteve. Futja e teksteve ishte pika më e fortë për t’u bërë bashkëudhërrëfyes i metodave mësimdhënësve.

Në universitete krijohet një stad tjetër i ri, i cili lidhet së pari me performimin e universitetit, me mënyrën dhe kushtet që do të realizohet formati i plotë i studentëve të cilët më së fundmi e kanë të qartë atë që quhet sistemi i vlerësimit, dhe asaj që quhet piramida e studimeve. Tani universitetet përfundojnë me tre vjet “Bahchelor”, që do të thotë me 180 kredite, ku marrin diplomën “Bahchelor” në lëndën përkatëse. Diploma “Bahchelor” do të thotë diplomë bazë. Pastaj u lejohet studentëve që të bëjnë 1.5-2 vjet sipas interesave të tyre, për të vazhduar më vonë masterin shkencor dhe profesional, i cili përcakton profesionin e mirëfilltë të një studenti. Dhe më pas për profesionet e rregulluara, të cilët do të jenë 10 profesione. Ky është një ligj i ri.

Si do të veprohet më pas për licencimin e tyre?

Pas një viti stazh, ata për t’u licencuar i kalojnë një provimi apo detyrimi shtetëror. Mendoj se, në politikat që janë bërë në kuadër të arsimit të lartë, ka mundësi dhe variacione të universiteteve private. Ndërsa universiteteve shtetërore ju rrit më shumë autonomia (e Universiteteve), tashmë po punohet që të vendoset më shumë standardizimi i universiteteve dhe të krijohet mundësia që shumë shpejt të vendosim (pasi kemi pajtuar një firmë të huaj) për të bërë vlerësimet e universiteteve sipas standardit dhe mundësisë që ata kanë për të realizuar në një pjesë të dytë të universiteteve atë që është reforma reale. Kjo është reforma reale e formimit dhe formatit. Reforma nuk fillon sivjet, por ajo do të gjejë një trend shumë të fortë mbasi të diskutohet nga të gjitha grupet e interesit, mbasi të marri formën e prerë dhe pasi të vendoset përfundimisht se cilat janë metodat, metodika,objektivat. Qëllimi kryesor i kësaj reforme është që subvencioni do të shkojë tek studenti. Studenti është ai që do të përzgjedhë standardin e universitetit. Më e rëndësishme që duhet theksuar është fakti se të rinjtë edhe studentët sivjet për herë të parë kanë fatin që të jenë të parët që do të fitojnë drejtpërsëdrejti nga marrja e vizave, sepse mbas studimit të tyre dhe marrjen e diplomës mund të kenë të drejtë të lëvizin për të marrë kualifikimet e ndryshme në perëndim.

Duke pasur parasysh Kartën e Bolonjës, universitetet shqiptare a i janë përshtatur kërkesave të kësaj Karte?

Universitetet shqiptare janë universitete, të cilat kanë një drejtim të mirë sepse luftohet fort tek thelbi kryesor i reformës bazë të arsimit (reforma e sistemit arsimor). Kjo lidhet që me sistemin parauniversitar dhe me atë universitar.

Sa herë që më pyesin për universitetet unë bëj lidhjen me parauniversitetet. Universiteti nuk është gjë tjetër veçse është studim i thelluar i këtyre kontingjenteve, të cilët duan të vazhdojnë për të përballuar dhe për të qenë specialistë në një fushë të jetës. Aktualisht duke u nisur nga parimet e procesit të Bolonjës, duke respektuar shkrimin e Kartës së Bolonjës dhe duke vlerësuar sistemin e arsimit të zonës evropiane të zhvillimit të universiteteve, aktualisht, në Shqipëri konstatojmë me pozitivitet një trend shumë pozitiv të formimit të bazës në drejtim të formimit të Profesoratit dhe cilësisë së tij… Në drejtim të lëndëve, në drejtim të kërkimeve shkencore si prioritet shumë i rëndësishëm. Dhe për këtë arsye, arsimimi i shkencës sivjet akordoi disa nga projektet e UNILAB-it për disa pajisje të laboratorëve në të gjithë universitetet qendrore dhe rajonale të Shqipërisë.

(*) Dërguar nga autori

KOMENTE