English

Energjia e ripërtëritshme do të prodhohet dhe nga tingujt

Tiranë, 19 Shtator 2010 NOA - Energjia e ardhshme e ripërtëritshme mund të jetë vetë dialogu dhe kjo pasi dy shkencëtarë koreanë kanë arritur të gjejnë energji të ripërtëritshme nëpërmjet tingullit.

Zbulimi, i cili ka të bëjë me nano-teknologjinë, mund të sjellë në celularët një karikim që mund të vijë si rrjedhojë e vetë bisedës.

Gjithçka bazohet në një nano-material që përftohet nga oksidi iI zinkut. Kur një pjesë e këtij materiali përftohet nga një tingull prej 100 decibel, atëherë ai prodhon një energji prej 50 milivolt.

r.b/NOA

KOMENTE