English

Himarë, ceremoni përkujtimore për vdekjen e Aristotel Gumës

Himarë, 19 shtator, NOA –Shoqatat e minoritetit grek kanë paralajmëruar sot zhvillimin e një proteste paqësore për vdekjen e 35-vjeçarit Aristotel Guma.

Tubimi paqësor dhe mesha e veçantë është paralajmëruar dy ditë më parë nga përfaqësues të minoritetit, sic deklaruan, per vrasjen e Aristotel Gumës ndërkohë që në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë dhe politikanë nga Greqia.

Ceremonia zhvillohet për 35-vjeçarin që humbi jetën si pasojë e përplasjes me një automjet 40 ditë më parë në Himarë.

Ceremonia do të nisë në kishën Shën Pandon. Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton se është parashikuar dhe pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Yannis Zeppos.

Ndërkohë që në ceremoninë përkujtimore do të jenë dhe politikanë të tjerë të partive greke.

Gjatë dy ditëve të fundit në rrugët e Himarës janë vendosur pankarta me foto të Aristotel Gumës.

a.k/NOA

VIDEOT:

Rrëfimi i Mukës në gjykatë

{youtube}EnI5Gr1LKfU{/youtube}

Reagimet politike:

{youtube}uLvWFPMv5N0{/youtube}

Pamje nga varrimi i Gumës

{youtube}sZqGswmDSWg{/youtube}

Reagon Ministria e Brendshme

{youtube}Xvxmf-7dwTY{/youtube}

KOMENTE