English

Mediat kosovare: Dialogu Kosovë-Serbi mund të nis në fund të tetorit

Prishtinë, 19 shtator, NOA - Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të përcaktuara dhe në rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pritet të fillojnë rreth fundit i muajit që vjen në Bruksel.

Burime diplomatike nga Brukseli kanë thënë se në asnjë moment nuk do të diskutohet statusi politik i Kosovës, por nuk kanë përjashtuar mundësinë që gjatë procesit të diskutohet për statusin e veriut të Mitrovicës, raportojnë mediat kosovare.

Për nisjen dhe axhendën e bisedimeve, pritet që javën e ardhshme në New York, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, të flas me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.

a.k/NOA

KOMENTE