Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa përfundon sot vizitën në Britani të Madhe
English

Papa përfundon sot vizitën në Britani të Madhe

Londër, 19 shtator, NOA - Me një meshë në Birmingam, Papa Benedikti i XVI-të do të përfundojë sot vizitën e tij katërditore në Britani të Madhe.

Gjëtë kësaj meshe ai do të lumnojë kardinalin John Henry Newman, i cili në shekullin e 19 kishte kaluar nga besimi anglikan në atë katolik.

Pasdite Papa do të takohet me peshkopët katolikë nga Anglia, Skocia dhe Uellsi. Kreu i Kishës Katolike, të shtunën në mbrëmje ka mbajtur meshën e mbrëmjes në parkun londinez Heyde së bashku me rreth 80.000 besimtarë.

Gjashtë personat e arrestuar si të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist ndaj Papës janë liruar ndërkohë, për shkak të mungesës së dëshmive. P

olicia kumtoi se kundër tyre nuk do të ngrihet ndonjë aktakuzë. Ata janë arrestuar të premten në Londër nën dyshimin se po përgatisnin vepra terroriste gjatë vizitës së Papës.

a.k/NOA/DV

KOMENTE