Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu e kryeministri Thaçi vizitë në Nju Jork
English

Presidenti Sejdiu e kryeministri Thaçi vizitë në Nju Jork

Prishtinë, 19 shtator, NOA - Presidenti Fatmir Sejdiu është nisur sot drejt Nju Jorkut, ku do të takohet me disa liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës.

Në Nju Jork pritet të filloi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ku zakonisht marrin pjesë liderë të shteteve anëtare të OKB-së.

Sejdiu do marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan, Barak Obama, me rastin e fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, Presidenti Fatmir Sejdiu do mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin e Harvardit.

Në Nju Jork, përpos shefit të shtetit të Kosovës, të pranishëm do të jenë edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Ndërsa pritet të ketë takime mes delegacionit shqiptar dhe atij kosovar.

a.k/NOA

KOMENTE