Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 fëmijë nga 10 gra të ndryshme: “babai serial 25 vjeç” ne Britani
English

10 fëmijë nga 10 gra të ndryshme: “babai serial 25 vjeç” ne Britani

Londër, 21 Shtator, NOA - Quhet Keith MacDonald, 25 vjeç dhe ka 10 fëmijë nga 10 gra të ndryshme.

Historia e tij është diskutuar në Britani, për shkak të faktit, se duke qenë i papunë nuk mund të mbajë fëmijët e tij. Keith, i cili i ka braktisur të gjitha të dashurat me të gjithë fëmijët e tij, kishte pasur trashëgimtarin e parë në moshën 15 vjeçare.

Sipas mediave vendase 25 vjeçari do të ketë dy fëmijët e ardhshëm nga e dashura e tij aktuale, Danielle Little dhe nga 19 vjeçarja Sarah Armstrong, estetiste, e cila ishte duke pritur binjakë, para se njëri prej tyre të mos suportonte javët e para.

"Unë dhe Keith shihemi katër herë në javë - ka thënë Sarah - I thashë që jam shtatzënë e më premtoi se do të martohemi”.

Megjithatë Keith e ka mohuar një fakt të tillë duke theksuar se Sarah nuk është e dashura e tij.

Por, Danielle Little, 24 vjeçe, gjithashtu shtatzënë me Keith, nuk ka këto probleme. "Unë jam shtatzënë me fëmijën e tij, ne do kemi një familje - ka thënë Danielle – Ai ka një të kaluar të keqe, por njerëzit duhet t'i japin një shans të dytë. Unë e dua shumë atë".

Keith dhe Danielle do të transferohen në një shtëpi në Newcastle, ku të gjitha shpenzimet, natyrisht do jenë në kurriz të taksapaguesve.

a.e./NOA

KOMENTE