Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baronesha britanike Hayman, sot fjalim para deputetëve shqiptarë
English

Baronesha britanike Hayman, sot fjalim para deputetëve shqiptarë

Tiranë, 20 shtator, NOA - Kryetarja e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Helene Hayman, do t'i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të tij me një fjalim përshëndetës.

Ai do të zhvillohet në kuadrin e një vizite zyrtare që ajo ka ndërmarrë në vendin tonë, ku së pari, siç bëhet me dijeni nga burimet zyrtare të Kuvendit, ka parashikuar fillimisht sot paradite një takim me kryeparlamentaren Topalli, pas të cilit do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita e Baroneshës Helene Hayman konsiderohet si e para e këtij niveli kaq të lartë nga Mbretëria e Bashkuar në vendin tonë.

Ndërkaq, gjatë tre ditëve të qëndrimit të saj në vendin tonë, do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.

Sikundër, do të jetë e pranishme edhe në një takim me Grupin e Miqësisë Shqipëri-Britani e Madhe, kryetarët e grupeve parlamentare Astrit Patozi e Gramoz Ruçi, kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani.

Ndërsa nesër ajo do të ketë një takim të veçantë me përfaqësuese të komunitetit të grave (pedagoge, nga shoqëria civile, kultura, arti, etj). Baronesha Helene Hayman është e para Kryetare e zgjedhur e Dhomës së Lartë të Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar.

n.e/NOA

KOMENTE