Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inva Mula në Tiranë, sfida e radhës si regjisore
English

Inva Mula në Tiranë, sfida e radhës si regjisore

Tiranë, 20 shtator, NOA/ Milena Selimi - Ka vendosur të sfidojë skenën. Këtë herë jo vetëm si soprano e mirënjohur, por edhe si regjisore.

Sopranoja Inva Mula, dirigjenti Ermir Krantja, tenori Josif Gjipali janë disa nga artistët e njohur shqiptarë, me të cilët Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të hapë siparin e sezonit artistik tetor-dhjetor 2010.

Nga data 1 deri më 6 tetor, në skenën e këtij teatri do të realizohet premiera e operës “Përrallat e Hoffmanit” me libret të Jacques Offenbach.

Kjo do shënojë edhe një rikthim të sopranos së njohur Inva Mula në skenën shqiptare, e cila këtë radhë do jetë edhe regjisorja e kësaj pjese.

Një tjetër figurë e artit shqiptar, që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës gjatë këtij sezoni, do të jetë edhe dirigjenti Ermir Krantja, i cili mbrrin në Tiranë për të drejtuar orkestrën në një koncert që do të mbahet për nder të sopranos Tefta Tashko Koço në 100-vjetorin e lindjes së saj.

Ky koncert i parashikuar të mbahet më 25 tetor, do të ketë në program repertorin e sopranos së madhe lirike shqiptare.

Kalendari artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit deri më dhjetor të këtij viti parashikon edhe aktivitete të tjera si premierën e operës “Othello”, një bashkëpunim ndërmjet Teatrit “Verdi” të Triestes, Operës së Splitit dhe TKOB-it.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE