Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryebashkiaku: Tirana sot e pastër, në kontrast me ç’ka qenë
English

Kryebashkiaku: Tirana sot e pastër, në kontrast me ç’ka qenë

Tiranë, 20 shtator, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, organizoi sot një takim publik me përfaqësues të njësive bashkiake të kryeqytetit, qytetarë e aktorë të ndryshëm të fushës, lidhur me procesin e administrimit të përbashkët të ndërtesave, nevojat dhe vështirësitë e hasura në krijimin e strukturave komunitare.

“Besoj se nuk ka qytetarë dhe nuk ka familje në Tiranë që të mos jetë në një mendje kur është fjala për t’i dhënë një cilësi të re bashkëjetesës në godinat e banimit, bashkëjetesës qytetare bazuar në domosdoshmërinë për kushte tërësisht të tjera nga kushtet që të gjithë ne kemi parasysh përditë dhe që u prekën edhe në materialin e përgatitur nga ekipi që po punon për të vënë në jetë bazën ligjore të administrimit të përbashkët të godinave të banimit”, u shpreh kryebashkiaku gjatë fjalës së tij.

Duke shtuar se është i bindur që sot që Tirana është e pastër, është në një proçes gjelbërimi të vazhdueshëm, është e mirëmbajtur në tërësinë e infrastrukturës së saj, të gjithë janë shumë më të ndjeshëm se sa disa vite më parë, lidhur me kontrastin e madh mes asaj që është bërë dhe bëhet përditë në hapësirën publike dhe degradimit që vazhdon përditë në hapësirat e përbashkëta të godinave të banimit.

“Pa dyshim, këtu bëhet fjalë për një standart tërësisht të munguar, që ka të bëjë në radhë të parë me ndjeshmërinë dhe vetëdijen e banorëve, që sot besoj se është më lartë se asnjëherë më parë, pasi kontrasti mes asaj që njerëzit ndeshin në çdo kat dhe shkallë të godinave të banimit, me atë që njerëzit shohin dhe prekin në tërësinë e hapësirës publike të kryeqytetit që po rindërtohet e rigjallërohet dita - ditës, është një kontrast shumë i fortë. Dhe po ashtu, sot që përgjithësisht qytetarët dhe familjet kryeqytetase ia kanë dalë të krijojnë kushte të reja brenda shtëpisë, domosdoshmëria për të pasur kushte të reja edhe në hapësirat e përbashkëta, ku njerëzit banojnë, është më e madhe”, shtoi më tej ai.

Por sipas Ramës, sigurisht që problematika e kësaj situate është shumë komplekse dhe sistemi që ne duam të ndërtojmë do të marrë vite e vite të tëra për t’u shtrirë në të gjithë territorin e kryeqytetit dhe për t’u kthyer në një sistem funksional në çdo hapësirë të përbashkët të godinave të banimit, në çdo hyrje, por është koha për të filluar ngritjen e këtij sistemi, duke ndërtuar një proçes, një proçes të koordinuar mes Bashkisë dhe njësive bashkiake, mbi bazën e legjislacionit ekzistues dhe një proces të bashkërenduar me komunitetet e qytetarët, duke synuar ngritjen e modeleve funksionale, duke synuar krijimin e shembujve të parë të kësaj bashkëjetese qytetare në godinat e banimit, që pa dyshim do të tërheqin pastaj të tjerë, për t’u futur në këtë rrugë dhe për të marrë të gjithë ato të mira sa të përbashkëta, aq edhe për secilën familje që rrjedhin nga futja në këtë rrugë.

“Ne e shohim ligjin për bashkëpronësinë që është miratuar vetëm pak kohë më parë, në rast se mund të quhet kështu harku i një viti, si një bazë të mjaftueshme për të filluar e për të ngritur strukturat e parashikuara në ligj, të cilat do të bëjnë të mundur ndërtimin e këtij kuadri të ri bashkëjetese në godinat e banimit, por, pa dyshim fakti që ato që sheh e përcakton ligji, ngritjen e asamblesë së bashkëpronarëve, emërimin e administratorëve të godinave, regjistrimin e këtyre asambleve dhe administratorëve në regjistrin e asambleve dhe administratorëve në Bashki, nuk është futur në rrugën e jetësimit tregon se ky ligj rrezikon të mbetet tërësisht formal, si shumë ligje në Republikën tonë, që janë thjesht dhe vetëm copa letrash a broshurash në bibliotekën e Kuvendit apo arkivën e Shtetit, por nuk kanë impakt në jetën e përditshme qytetare”, e përfundoi ai fjalën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE